Deputeti jep të dhëna sa kilogramë miell kanë hyrë në Kosovë prej janarit

Fotografi ilustruese

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk ka vend për panik, meqenëse ka sasi të mjaftueshme të miellit. Sipas tij, paniku po shkaktohet qëllimisht nga disa prodhues dhe tregtarë me shumicë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bajqinovci ka thënë se vetëm nga janari e deri dje në Kosovë janë importuar 34.2 milionë kg miell, të cilët ka ardhur nga Bullgaria, Hungaria, Kroacia dhe Rusia.

“Nga kjo sasi vetëm gjatë muajit mars janë importuar afërsisht 12 milionë kg grurë. Kjo do të thotë se importi ka vazhduar me ritëm të njëjtë si në muajtë paraprak, andaj, nuk ka baze për panikë. Paniku po shkaktohet qëllimisht nga disa prodhues dhe tregtarë me shumicë”, ka shkruar Bajqinovci.

Reklama e sponzorizuar