Ka dështuar për të dytën herë të identifikohet trupi i viktimës së vrarë, të cilit më pas i është djegur kufoma.
Bëhet fjalë për ngjarjen e 27 shkurtit ku dyshohet se i vrari është ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Qerim Kelmendi, por se identiteti nuk është konfirmuar nga institucionet e hetuesisë, raporton KOHA.
Përmes një raporti, Policia ka thënë se trupi është gjetur brenda një veture të djegur në fshatin Zahaq të Pejës.
Ndërkaq njoftohet se janë marrë mostrat për një analizë tjetër.