Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Me këta, numri i të prekurve me Covid-19 është rritur në 35, raporton KOHA.
Sipas IKSHPK-së, gjatë ditës së hënë, janë kryer 20 teste dhe dy prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Të prekurit e fundit vijnë nga fshati Petrovë e Komunës së Shtimes dhe nga Prishtinë. Bëhet fjalë për dy persona të moshës 44, përkatësisht 39 vjeç.