Dy të konfirmuarit me koronavirus janë të fejuarit që erdhën nga Londra

Instituti i Shëndetit Publik, ka konfrmuar para pak minutash edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Sipas ISHPK ata janë të fejuar dhe kanë ardhur nga Anglia në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” sot dhe menjëherë janë përcjellë në klinikën infektive.

Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit”.