Dy “Protesta n’ballkon” do të organizohen sot në Kosovë, për t’i kundërshtuar zhvillimet politike në vend, në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Njëra do të mbahet nga ora 18:00, ndërkaq tjetra nga ora 20:00.
Organizatori i protestës së orës 18:00, Blend Zymi, ka thënë se kjo protestë do të mbahet për ta kundërshtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Ndërkaq protesta e orës 20:00 është paralajmëruar përmes një komunikate për media nga Replike.