Edhe sonte “Protestë n ‘Ballkon”

Edhe sonte do të mbahet “Protestë n’ Ballkon”, e thirrur nga Replike.

Sipas njoftimit për media, protesta do të mbahet në orarin e njëjtë, nga ora 20:00.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke iu drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjësia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre”, thuhet në njoftim, raporton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Ata thonë se përmes kësaj proteste do të kërkohet reflektim nga të gjitha partitë politike ndaj situatës së krijuar dhe panikut që janë duke e përjetuar qytetarë e Kosovës.

“Më 20 mars, përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora ‪20:00 për 5 minuta në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Kosovës po krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë), për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas në Kosovë”, thuhet në njoftim.