Është pompa e vetme e derivatëve afër pikës turistike në Brezovicë. E qiramarrësi i kësaj pompe të benzinës, Ridvan Beqiri, pohon se ka kontratë valide deri në vitin 2021.
Pavarësisht kësaj, Agjencia Kosovare e Privatizimit, me 5 mars të këtij viti, ka bërë një shpallje publike, në të cilën thuhet së kjo pompë afër Brezovicës dhe disa të tjera, mund të jepen me qira.
Por, pala mbrojtëse e Beqirit, thonë që i posedojnë të gjitha dokumentet, që vërtetojnë se kanë të drejtën mbi të, edhe për më shumë se një vit.
Ndërsa sipas tyre, deri me tani, nuk kanë marrë asnjë njoftim për shkëputje të kontratës nga AKP’ja.
Sipas Qoses, AKP ka bërë shkelje të kontratës në këtë rast.
Për këtë arsye, Ridvan Beqiri si qiramarrës, ka bërë edhe një ankesë, përmes së cilës ka kërkuar anulimin e këtij vendimi.
Por, sipas avokatit Burhan Qosa, qëllimi i AKP-së, mbetet të hetohet nga organet e hetuesisë.
Ndërsa, nëse AKP nuk do ta tërheqë këtë shpallje, sipas Qoses do të vazhdojnë me procedura të tjera gjyqësore.
Pavarësisht që e kanë publikuar shpalljen, nga AKP përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se asnjë kontratë nuk do të shkëputet dhe asnjë individi nuk do t’i mohohet e drejta e përcaktuar me kontratën aktuale.
Nga AKP, po ashtu kanë bërë të ditur se kjo Agjenci, vepron në bazë të kornizës ligjore dhe do të vazhdoj të veproj njëjtë me synimin e ofrimit të mundësive shtesë për bizneset.