Qeveria gjermane ka ofruar kredi në një sasi të pakufizuar për të gjitha kompanitë që duan që të mbajnë ekonominë e vendit përballë një krize në rritje të shkaktuar nga koronavirusi, raporton Business Insider.
Gjermania mori vendimin si pjesë e një përpjekjeje për të siguruar që virusi COVID-19 të mos rezultojë në kolaps të biznesit dhe humbje të vendeve të punës.
“Nuk ka tavan në hua që [banka e shtetit të zhvillimit] mund të zgjasë,” tha ministri i Financave Olaf Scholz, sipas Financial Times.
“Ne thamë se duhet të jetë i pakufizuar,” shtoi ai.
Bizneseve të vogla dhe të mëdha do t’iu ofrohen kredi, së bashku me mundësinë e shtyrjes së taksave në miliarda euro.