Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se po bëhet trafikim i buxhetit.
Ai kritikoi pozitën që votoi për miratim mocioni që buxheti të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.
“Ky është minimumi i korrektësisë. Kishit mujt sot me më vra, me më pre por në natyrën time nuk është që ta bëjë këtë. Jemi ftuar si kryetar të GP në zyre të kryetares. Kemi diskutuar për një zgjidhje. Kemi mujt me qëndruar në sallë dhe me thënë tërhiqeni ose qiteni në votim, por nuk i keni pasur votat. Ne dolëm në pauzë. Bash ky është trafikim i buxhetit, është mosmbajtje e fjalës. Befasohem kryetare por përtej dallimeve është aspekti njerëzore”, tha Hamza, raporton KOHA.
Por kryeparlamentarja Osmani, i tha se opozita vet doli nga salla dhe se “u krijuar përshtypja që ata nuk dëshirojnë të kthehen”.
“Z. Selimi e di numrin tim të telefonit. Isha ndi keq nëse jau kisha bërë unë këtë. Votojeni buxhetin por mos u thirrni në transparencë e njerëzillëk. Si opozitë nuk kemi qenë të interesuar të bllokojmë vendin”, tha tutje Hamza.