Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se do të dëshironte një qeveri gjithëpërfshirëse me Lëvizjen Vetëvendosje brenda dhe me Partinë Demokratike të Kosovës në rol sekondar.
Unë favorizoj një qeveri gjithëpërfshirëse me Vetëvendosjen brenda dhe në krye të saj, nëse ata dëshirojnë”, është shprehur Haziri në “Pressing”.
Ndërsa për PDK’në, Haziri tha se do të preferonte që në këtë qeveri të ketë rol sekondar.
Unë propozoj një format tjetër ku PDK’ja duhet të ketë një rol sekondar. Kjo për shkak se ata kanë qeverisur gjatë dhe më mirë do të ishte të kenë një rol sekondar”, ka thënë Haziri.Tutje, nënkryetari i LDK’së tha se nuk ka ambicie për kryeministër në këtë qeveri.
“Jam kryetar i Gjilanit dhe aktualisht nuk kam ambicie të tjera”, shtoi Haziri