Kompania “Abbott” në Shtetet e Bashkuara ka marrë lejen për teste diagnostikuese për koronavirus që mund të japë rezultatin brenda pak minutave. Ky test mund të përdoret nëpër të gjitha klinikat me raste urgjente.
SHBA-ja ka numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, teksa spitalet janë në gjendje të rëndë, shkaku i numrit të lartë të pacientëve të prekur me COVID-19, raporton KOHA.
Kompania “Abbott” ka bërë të ditur se shpërndarja e këtyre testeve do të bëhet në fillim të muajit prill, pasi brenda një dite do të prodhojë 50 mijë teste.
Sipas kompanisë, rezultatet pozitive mund të merren vesh brenda pesë minutave, ndërkaq ato negative brenda 13 minutash. Deri në fund të muajit, kjo kompani pritet të shpërndajë 5 milionë teste për koronavirus.