Industria zvicerane frikësohet nga pasojat e ndalimit të udhëtimit në SHBA

Ndalimi i Shteteve të Bashkuara për udhëtimet nga Europa është cilësuar si “i pakuptueshëm” nga shoqata prodhuese zvicerane, Swissmem. Po ashtu edhe Dhoma e Tregtisë Zvicerano-Amerikane ka deklaruar se firmat do të vuanin seriozisht nëse kufijtë mbeten të mbyllur për më shumë se një muaj.

Shtetet e Bashkuara Amerikës është partneri i dytë më i madh tregtar i Zvicrës, pas Bashkimit Europian.

Vitin e kaluar, rreth  47.4 miliardë franga (44.2 miliardë dollarë) mallra zvicerane u eksportuan në Atlantik. Kompanitë transportojnë shumë pjesë të makinerive përmes ajrit, së bashku me teknikë dhe inxhinierë e specialistë të cilët janë të nevojshëm për t’i montuar ato, shtoi shoqata.

Reklama e sponzorizuar

“Sa më i gjatë të jetë pezullimi i fluturimeve aq më të rënda do të jenë pasojat për kompanitë industrial zvicerane”. Linja ajrore zvicerane u detyrua të kufizojë fluturimet amerikane në vetëm dy destinacione – Chicago dhe Neëark. Linja ajrore tashmë ka pezulluar të gjitha fluturimet për në Itali plus Stuttgart, Nuremberg, Bordeaux, Pekin, Shanghai dhe Tel Aviv.

Një rënie në shërbimet ajrore mund të jetë shkatërruese për sistemin global të logjistikës së mallrave, paralajmëroi Sëissmem. Shumë mallra industrialë transportohen gjatë fluturimeve të pasagjerëve. Për më tepër, lëvizja e mallrave nëpër botë mbështetet në një zinxhir logjistik të vendeve ndërlidhëse.

Industria zvicerane e turizmit ndoshta mund të humabsë më së shumti nga ndalimi i udhëtimit në SHBA. Operatorët turistikë, si Hotelplan dhe DER Touristik (i cili përfshin Kuoni) tashmë po shtojnë numrat e prenotimeve të anuluara.

Shoqata e Prodhuese Zvicerane beson se ndalimi i udhëtimit në SHBA dërgon një sinjal negativ për turistët amerikanë.

“Amerikanët nuk do të duan të vijnë në zonën e infektuar të Shengen. Kjo nuk do të zgjasë vetëm për një muaj. Amerikanët nuk do të fluturojnë për në Europë për pushimet e tyre verore. Kjo do të ketë një ndikim negativ në linjat ajrore, hotele, restorante dhe agjensi udhëtimi”./Swissinfo.