Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka aprovuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’i ndarë 10 milionë euro për të luftuar virusin vdekjeprurës, koronavirusit.
E siç duket kjo shumë e parave do të kenë një përdorim të gjerë në Kosovë.
Në një përgjgje për Insajderi, nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar se shuma prej 10 milionë eurosh do të përdoren pajisjet për personelin shëndetësor dhe shërbimet e tjera si Policia, Dogana dhe të tjerët.
Tutje thuhet se me këto mjete do të sigurohen mjetet shtesë për DDD dhe terapitë për të prekurit me këtë sëmundje.
Një pjesë e kësaj ndarjeje, sipas MSH-së, do të përdoren edhe për përgatitjen e kapaciteteve shtese si dhomave te izolimit, dhomave apo stacioneve të triazhimit.
“Sa i përket mjeteve financiare për të cilat ka votuar Qeveria, ato do të përdoren ekskluzivisht për mbulimin e aktiviteteve qe janë pjesë e Planit të Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë kundër Coronavirusit Covid-19, përfshire pajisjet për personelin shëndetësor dhe shërbimet e tjera si Policia, Dogana dhe të tjerët, sigurimin e mjeteve shtesë për DDD, terapitë për të prekurit, reagjensat për laboratore, aktivitete logjistike në përgatitje të karantinave nëse ka nevoje për përdorimin e tyre, përgatitjen e kapaciteteve shtese si dhomave te izolimit, dhomave apo stacioneve të triazhimit, menaxhimin e mbeturinave, aktivitetet e edukimit dhe promovimit shëndetësor për komunikimin me popullatën dhe ndryshimin e sjelljeve dhe çdo aktivitet tjetër që është në funksion të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së Covid-19″, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së SHëndetësisë për Insajderi.
Në këto aktivitete do të jenë të perfshira tre nivelet e kujdesit shëndetësor, AUVK, Policia, FSK dhe të gjitha ministritë e agjensionet që janë zbatues të planit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.