Lideri i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se subjekti i tij në asnjë rrethanë nuk do të inicojë formim të Qeverisë.
“Nuk e di kush do ta bëjë Qeverinë. PDK’ja nuk do të ketë iniciativë për formim e Qeverisë. Janë ata të cilët e kanë përgjegjësinë”, ka thënë Veseli për televizionin publik të Kosovës.
Duke kujtuar vitin 2014, kur subjektet e tjera kishin formuar koalicionin VLAN dhe ishin bërë kundër PDK’së Veseli tha: ‘Zoti është i madh’.
I pari i PDK’së është shprehur se partia që ai drejton nuk do ta votojë asnjë Qeveri ku nuk është vetë, por mund ta mbështesë Qeverinë.