Në një letër përmes së cilës Oda e Afarizmit të Kosovës i drejtohet Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Besian Mustafa, kërkohet që të bëhet pezullimi i përkohshëm i qirasë që bizneset e minierave/mineraleve/gurëthyesve duhet të paguajnë tek Agjencia e Pyjeve të Kosovës.
Arsye kryesore e kërkesës së OAK-së është se bazuar në masat e fundit të Qeverisë për ballafaqimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë Covid-19, është bërë ndalimi i punës së shumë sektorëve dhe punën me kapacitete të limituara e kanë vazhduar disa sektorë të tjerë.
Një situatë e tillë ka rezultuar me mungesë të gjenerimit të të hyrave për këto biznese, ndërsa qiraja po përllogaritet.
Duke pas parasyshë që aktualisht, bizneset janë duke u përballur me vështirësi të shumta për shkak të obiligimeve që kanë, OAK konsideron që një masë e tillë do të lehtësonte sadopak kontributin në këtë drejtim.