Këshilltari i presidentit francez: I kemi sjellë mesazh të veçantë Kurtit

Këshilltari i presidentit francez Emmanul Macron, Emmanuel Bonne, i është përgjigjur pyetjes së Klan Kosovës se a i kanë sjellë ndonjë mesazh të veçantë kryeministrit Albin Kurti me të cilin kanë takim sot.

“Natyrisht se i kemi sjellë mesazh të veçantë, për këtë arsye kemi ardhur të bisedojmë me të”, ka thënë ai shkurt.

Në ndërkohë, ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe delegacionit franko-gjerman i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Reklama e sponzorizuar