Disa nga pronarët e lokaleve në mbarë vendin, nuk po e përfillin vendimin e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe për t’i mbyllur përkohësisht lokalet e tyre. Ata po iu shërbejnë klientëve, madje po lejojnë qëklientët të qëndrojnë brenda lokaleve, duke krijuar kështu edhe tollovi. Mbyllja e lokaleve ka qenë një ndër masat që qeveria ka dnërmarrë për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit Covid-19, i cili deri më tani në Kosovë ka prekur 61 persona dhe ka marrë jetën e njërit prej tyre, shkruan Gazeta Express
Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka evidentuar 16 raste për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” në të gjithë vendin, ose pronarë biznesesh të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë për mbylljen të lokaleve, sipas vendimit të Qeverisë.
Qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e përkohshme të të gjitha lokaleve dhe vendeve ku ka frekuetnim të madh nga qytetarët, mirëpo jo të gjithë po i respektojnë vendimet e shtetit.
Në të gjitha këto raste ka pasur edhe të arrestuar, ku disa prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Express ka raportuar edhe të hënën për arrestimin e personave të cilët kanë hapur lokalet e tyre.
Vetëm përgjatë ditës së dielë, 15 persona kanë hapur lokalet, në kudnërshtim me vendimin e qeverisë.
Ndërkohë, për hapjen e lokaleve, për 5 ditë në Kosovë janë arrestuar mbi 30 persona.
Më poshtë mund të shihni listën dhe qytetet ku janë hapur lokalet në 24 orët e fundit, të nxjerra nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:
1.Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 23.03.2020 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. I dyshuari është hasë në kafiterinë e tij, duke punuar në të cilin lokal kishin qenë edhe disa persona, për të cilin rast janë njoftuar edhe inspektorët komunal. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
2. Rr. Skënderbeu, Podujevë 23.03.2020 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ,është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt.
3. Rr. Skënderbeu, Podujevë 23.03.2020 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
4.Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 23.03.2020 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me pandeminë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
5. Fushë Kosovë23.03.2020 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me përhapjen e pandemisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
6.Fushë Kosovë 23.03.2020 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në lokalin e tij. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
7.Rr. Kukësit, Prizren 23.03.2020 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte.
8.Rr. Nënë Tereza, Pejë 23.03.2020, 10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. I dyshuari është hasë në kafiterinë e tij duke punuar. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
9.Rr. Bekim Berisha, Pejë 23.03.2020 – 14:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
10.Rr.Skënderbeu, Gjakovë 23.03.2020 – 12:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në kafiterinë e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt.
11. Rr.Skënderbeu, Gjakovë 23.03.2020 – 13:05. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në kafiterinë e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt.
12.Fsh. Mleqan, Malishevë 23.03.2020 – 20:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
13.Fsh. Llozicë, Malishevë 23.03.2020 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
14.Fsh. Llozicë, Malishevë 23.03.2020 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
15.Sheshi Adem Jashari, Skenderaj 23.03.2020 – 20:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar , është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimin e marrë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
16.Sheshi Adem Jashari, Skenderaj (DN:827-327) 23.03.2020 – 21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar , është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimin e marrë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.