Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të anulojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nuk është parë e arsyeshme t’i rekomandohet presidentit Hashim Thaçi shtyrja ose anulimi i procesit zgjedhor.
Masa parandaluese, sipas Dakës, tashmë janë ndërmarrë duke dezinfektuar objektet shkollore, si dhe pajisja me masa mbrojtëse e vëzhguesve e komisionarëve. Sipas Dakës, nëse vlerësohet se ka ndonjë rrezik të madh, vendimi për këtë mund të merret, raporton KOHA.
Në mbledhjen e së premtes së KQZ-së, anëtarët e këtij institucioni, në rend dite kanë pasur njoftimin me aktivitetet e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, akreditimet e vëzhguesve dhe aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së.