Kryeministri pret që para 7 majit të hiqen vizat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një editorial për gazetën konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Serbinë.

Ai shpreson se Bashkimi Europian para Samitit të Zagrebit më 7 maj të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

Në rast se Serbia nuk e respekton vullnetin e mirë të qeverisë kosovare për heqjen e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike dhe rrjedhimisht nëse e vazhdon fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës dhe po ashtu nëse nuk i heq barrierat ekzistuese tregtare, atëherë “ne më 1 prill do të nisim zbatimin hap pas hapi të parimit të reciprocitetit, së pari në tregti, pastaj edhe në ekonomi dhe në politikë”.

Reklama e sponzorizuar

Pastaj, premton Kurti, “ne do të përqendrohemi në synimet tona parësore të politikës së brendshme, të cilat janë qenësore për jetën e njerëzve: vende të punës dhe sundim të ligjit. Për të arritur këtë, do të luftojmë me të gjitha mjetet korrupsionin dhe kështu, do të kujdesemi për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”.