Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot herët në mëngjes kanë kthyer në atdhe 39 qytetarë të Kosovës.
“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, transmeton Koha.
Abdixhiku shkruan se “Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë”.
“Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani. E falënderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë. Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, përfundon Abdixhiku.