Presidenti Hashim Thaci do të mbajë konferencë për media, pas takimeve që zhvilloi me liderët partiakë në vend. Ai nuk është takuar vetëm më kreyministrin Albin Kurti.
Për t’u treguar se cka ka folur me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, në takimin e tij javën e kaluar në Uashington, Presidenti Hashim Thaci i ka thirrur të gjithë liderët e partive në takime të ndara.
Thaci, i cili nuk i është përgjigjur dy ftesave të kryeministrit Albin Kurti gjatë një muaji, shefin e Qeverisë e ka thirrur në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë ftesë, sic konfirmon LVV për Express, e ka refuzuar Kurti.
Ndërkaq Thaçi do të mbajë konferencë për media në orën 16:00, pasi t’i përfundojë të gjitha takimet.
Ai e ka mbajtur takimin e parë me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, pastaj me kreun e PDK’së, Kadri Veselin dhe me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn.