Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin sipas të cilit nis plani i tij për heqjen e taksës, duke e zëvendësuar me reciprocitet.
Burime të KOHËS brenda Qeverisë kanë thënë se tashmë është hequr taksa për lëndën e parë të produkteve me prejardhje nga Serbia dhe nga Bosnje Hercegovina.
Ky vendim i Kurtit vjen vetëm dy ditë pasi LDK-ja nisi procedurën për shkarkim të Qeverisë, e u tha se një ndër arsyet është edhe mosheqja e taskës, por që partneri i Vetëvendosjes në Qeveri, insiston se kjo duhet të hiqet krejtësisht e jo siç ka paralajmëruar Kurti me disa faza.
Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet e kryeministrit Kurti dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për një vendim të tillë.