Kryeministri Kurti duket se ka hyrë në arkivat e postimeve të presidentit amerikan, Donald Trump. Në Kuvend ai citon një “tweet” të Trumpit, ku ai ka thënë se i pëlqen reciprociteti.
Kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur për të diskutuar rreth tarifës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Derisa Kurti u akuzua nga PDK’ja se po rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos vepruar në lidhje me tarifë ashtu siç po kërkohet, ky i fundit citoi një “tweet” të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Me 10 tetor të vitit 2019, në një tweet, Presidenti Trump ka thënë se reciprociteti është fjala e tij e preferuar. Vetë ka thënë këtë”, ka thënë Kurti.