Disa biznese në Kosovë kanë filluar të abuzojnë me çmime pas marrjes së masave nga Qeveria për shkak të koronavirusit të ri COVID-19.
Për këtë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj bizneseve që i rrisin çmimet.
Më poshtë është edhe numri kontaktues në ATK nëse vëreni abuzim me çmime:
Thirrni në nr e tel: 0800 80 800, dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes ku do të pësojnë edhe dënime të mëdha. /Buletini Ekonomik/