Ky është vendimi i fundit i qeverisë lidhur me rregullat e reja të qarkullimit

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, gjatë kohës së përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Sipas vendimit të ri të qeverisë, ndalimi vlen nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhimit, furinizmit dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë) dhe për shërbime e aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

VENDIMI:

Reklama e sponzorizuar