Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i ka thënë Albin Kurtit se duhet të sillet si shef i Qeverisë dhe të merret me çështjen e dialogut e jo të aktrojë e të improvizojë. Sipas Limajt, Kurti propozoi të hiqet taksa, pa marrë asnjë zotim në këmbim
“Shkove e hoqe taksën pa negociu me Serbinë, pa kërku asgjë”, ka thënë Limaj.
Limaj thotë se Kurti nuk po sillet si lider i shtetit dhe se atij do t’i kërkohet menjëherë të shkojë në dialog, pas heqjes së taksës.
“Menjëherë pasi e largon taksën do të shkosh në dialog pas një jave. Kanë me të çu. Ose ndoshta jo menjëherë se Vuciqi i ka zgjedhjet në Serbi, por do të shkosh”, ka thënë Limaj.
“Tema kryesore e kësaj qeverie është dialogu me Serbinë. Merru me temën kryesore se krejt bota po merret me dialogun tonë e ti jo”.
“Ti ke lypë krejt ose asgjë në opozitë. Tash je ka i lëshon krejt”, ka thënë Limaj.
“70 për qind të fjalimit tënd e ke pasur për LDK-në. E këqyrshe Kadrinë por e pate për LDK-në. Keni probleme. Unë i analizoj këto sene”, tha Limaj.