32 centimetra për vetëm 24 orë, ka shënuar rritje të nivelit të ujit Liqeni i Battlavës pas reshjeve të shiut.
Këtë e bëri të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
“Liqeni i Batllavës si furnizuesi kryesor i konsumatorëve me ujë të pijshëm, brenda 24 orëve të fundit ka një rritje të nivelit prej 32 centimetra. Brenda kësaj jave niveli i ujit në këtë liqe është ngritë mbi 1 metër e disa centimetra”, thuhet në njoftim.
Sipas KRUP-it, niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka ngritje më të ngadalësuar.