Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se bazuar në udhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 mars 2020 është duke ju dërguar përmes email-it formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartëpërmendur.
Formulari “Vërtetim për lëvizje të lirë” duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/ subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilë kërkohet lëvizja e lirë përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës në shëndetin publik.
Përmë tepër, ATK-ja ka publikuar në ueb sajtin e saj zyrtar listën e tatimpaguesve të cilë janë pjesë e kësaj urdhërese.
Lista e bizneseve:
http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Lista-E-bizneseve-sipas-MEPTINIS1.pdf?fbclid=IwAR2kXhbeugK49J8x4B74ZU0UFrNJKUubHY4eCOwg5ohXcEhA87nCduENIEkVërtetimi për lëvizje të lirë:
http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/Vertetim-per-L%C3%ABvizje-t%C3%AB-lir%C3%AB-V3.pdf?fbclid=IwAR0zd2AXd37j5xuI2j_fxS3fJdp9cnSHgOwSAz-xZrGCIMucgz-9VAUCWcI