Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se sot kanë mbërritur 55 qytetarë në Kosovë nga Cyrihu i Gjermanisë.
Ajo në një lidhje direkte në emisionin “Sot” në KTV ka thënë se të njëjtit do të futen në karantinë për dy javë.
“Sipas informatave që kemi janë 55 qytetarë që kanë mbërritur nga Cyrihu dhe të njëjtit do të futën në karantinë për dy javë, sipas vendimit të Qeverisë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Aeroporti mbetet i hapur për cilëndo kompani ajrore që do të ofronte fluturime nga Kosova për në destinacione të tjera.
Sipas saj, sot nga Aeroporti “Adem Jashari” janë dy fluturime për në Cyrih të Zvicrës dhe Dusseldorf të Gjermanisë.
“Planifikimi i këtyre fluturimeve mbetet ende përgjegjësi e kompanive ajrore”, ka thënë ajo.
Gara ka thënë se kontrolli i udhëtarëve në Aeroport është përgjegjësi e IKSHPK-së dhe MSH-së. Sipas saj, ata do të kontrollohen nga IKSHKP-ja.
Duke folur për numrin e fluturimeve të anuluara, ajo ka thënë 73 për qind e tyre janë anuluar nga data 13 deri sot.