Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të zhvillojë një bisedë përmes videolidhjes me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të KOHËS brenda qeverisë.
“Është e vërtetë se ata do të bisedojnë”, ka thënë shkurt ky burim.
Merkel kohë më parë ka zhvilluar një bisedë të tillë edhe më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.