Një deputet i Shqipërisë infektohet me koronavirus

SEANCE E FUNDIT PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjate sesionit te ri parlamentar per vitin 2015, ku eshte miratuar programi i punes se kuvendit per periudhen janar-shkurt./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në Facebook.

“Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mire me shëndetin”, shkruan ai.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka postuar një fotografi, ku ka përshkruar hapat të cilët i ka marrë pasi është konfirmuar me koronavirus.

Alimadhi tutje ka njoftuar se e infektuar është edhe gruaja e tij./Tch/