Një numër i shteteve amerikane kanë urdhëruar izolim të menjëhershëm dhe një në pesë amerikanë pritet të vendoset nën këtë masë të rreptë.
Connecticut dhe New Jersey i janë bashkuar Kalifornisë në urdhërimin e qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Shteti i New Yorkut ka urdhëruar mbylljen e secilit biznes jo të nevojshëm në këtë kohë pandemie, transmeton KOHA.
Në SHBA deri më tani kanë vdekur 230 persona dhe janë infektuar më shumë se 18 mijë të tjerë.
Numri total i vdekjeve nëpër botë ka arritur në 11 mijë, ndërsa 270 mijë persona janë testuar pozitivë.