Pronari i kompanisë Eurokoha dhe Kosova Airlines, Remzi Ejupi ka bërë të ditur se të gjithë pasagjerët e kompanisë Eurokoha dhe Eurowings të cilët gjenden në Kosovë sot në mëngjes do të realizohen të gjitha udhëtimet njëdrejtimëshe për në Munchen, Stuttgart, Dusseldorf, Hamburg.
“Të nderuar bashkatdhetarë, më lejoni t’ju njoftoi që sapo morrëm një lajm të mirë nga qeveria e Kosovës gjithashtu ministria e transportit dhe ambasadori gjerman është lejuar që të gjithë pasagjerët të cilët gjenden në Kosovë nga kompania Eurokoha dhe Eurowings në mëngjes të gjitha fluturimet të realizohen sipas orarit të cilët kanë qenë për në Munchen, Stuttgart, Dusseldorf, Hamburg dhe Hannover”.
Ejupi tutje ka kërkuar që pasagjerët të kontaktojnë në telefonat kujdestar të Eurokohës për realizimin e fluturimeve.
“Kërkoj nga ju që pasagjerët e ditës së sotme dhe pasagjerët e ditës së diel të paraqiten në telefonat kujdestar të Eurokohës dhe do t’ju drejtojnë që nesër fluturimi juaj njëdrejtimësh të realizohet vetëm nga Prishtina për në Gjermani”.