Sot rreth orës 15:00 në lagjen Arbëria të Prishtinës është plagosur një person si pasojë e disa të shtënave me armë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka treguar se si pasojë është plagosur një person i gjinisë mashkullorë i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.
“Lidhur me këtë rast aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, sipas informacioneve të Express i plagosuri është i moshës 18-19 vjeçare.