Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti në konferencë për media sot ka prezantuar masat e reja të Qeverisë për koronavirusin.
Ai ka thënë se janë takuar me odat kryesore ekonomike, dhe takimi është vazhdimësi e asaj që ishte dje, ku kemi folur për masat që duhet t’i ndërmarrë qeveria me rastin e koronavirusit.
U dakorduam për një listë të masave, si më poshtë:
Për të lehtësuar transportin e mallrve që vijnë në Kosovë, Minisria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Administratës do të nxjerrë udhëzues të qartë për mënyrën se si lejohen maunat të hyjnë në Kosovë që kanë shofer shtetas të vendeve të tjera.
Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset i inventarizojnë të gjitha rezervat shtetërore të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitin një plan të këtyre rezervave shtetërore për tre muajt e ardhshm dhe këtë plan ia propozojnë qeversë për miratim ku në mes tjerash specifikohen masat që duhen të ndërmerren dhe buxheti përkatës përfshirë këtu edhe sasinë që mund të blihen nga ana e qytetarëve.
Ministria e Financave, Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset sjellin një plan për miratim për mbështetje të bizneseve.
Shtyhet afati për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve dhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.
BQK në konsultim me bankat udhëzohen të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën në të cilën gjendemi. Duke e përfshirë në veënti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill dhe të shqyrtojnë riprogramimin e tyre.
Ministria e Ekonomisë bashke me ndërmarrjet e tyre që ofrojnë shërbimet publike si ngrohje, shërbimet me ujë dhe mbledhjen e mbeturinave të ngritin komitetin për menaxhimin e shërbimeve publike dhe të përgatisin planin e veprimit sipas situatës së krijuar.
ME do të mbikqyrë punën e KEK-ut, KED-sit, dhe KOSTT-it për të siguruar furnizim stabil me energji elektrike.
Ndërmarrjet e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile të sigurojnë funksionim të rregullt me qëllim të informimit të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimet nuk ndalen deri më 30 prill 2020 edhe për shkak të mospagesës.
Shtyhen deri më 30 prill 2020 pagesa e të gjith obligimeve publika, si ujë, rrymë, ngrohje etj.