Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka njoftuar se sot ka bërë vizitë në shumë qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë dhe në objektet e Ministrive të Qeverisë së Kosovës, ku punëtorët teknik po bëjnë pastrimin e këtyre objekteve.
Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë thotë se punëtorët janë lënë në mëshirën e Zotit.
SPSPK thotë se njerëzit e parë që mund të preken nga Coronavirusi, janë kjo kategori e punëtorëve dhe zyrtarisht këta punëtorë nuk kanë pranuar asnjë maskë apo ndonjë pajisje mbrojtëse kundër kësaj sëmundje.
“Kishte punëtorë që në mënyrë solidare nga stafi i qendrave te mjekësisë familjare iu ishin dhuruar punëtorëve aty e këtu ndonjë pajisje, derisa te punëtorët e pastrimit nëpër objektet e disa ministrive thonë se nuk bënë të jepen pajisjet e kërkuara pasi që po krijohet panik , d.m.th. luhet me shëndetin e punëtorëve për të mos hapur panik apo me mirë të themi rreziko shëndetin tënd , për të mos bërë panik të njerëzit tjerë të shëndoshë. Nëse deri nesër datë 14.03.2020 ne ora 8:00 nuk pajisën këta punëtorë me pajisë adekuate ne do t’i thërrasim kryetarët e shoqatave dhe do të vendosim për ta ndërprerë punën. Qeveria për këto gjëra ka ndarë 10 milion euro, ne të kujt jemi pyesin punëtorët”, thuhet në reagimin e SPSPK.