Qeveria e bllokon shitjen e pronave nga AKP

Në mesin e vendimeve të mbrëmshme nga Qeveria e Kosovës është edhe ai për pezullimin e shitjes së pronave që janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Pezullimi i veprimeve të AKP-së me pronat e paluajtshme që ka nën administrim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndryshe Qeveria Kurti parasheh mbylljen e kësaj agjencie dhe zëvendësimin me fondin sovran. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar