Qeveria kthen në shqyrtim shpronësimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Në mbledhjen e së martes qeveria pritet që ta plotësojë apo ndryshojë vendimin e vitit 2013 për shpronësimet të pronave të paluajtshme dhe të zotëruesve të interesit publik, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Është kjo pika e tretë e rendit të ditës, në mbledhjen e qeverisë.

Image

Krahas kësaj, ministrat pritet që të diskutojnë rreth shqyrtimit të projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin; shqyrtimit të propozim-vendimit për Aprovimin e Planit të veprimit për Themelimin e Pikës së Vetme të Kontaktit sipas direktivës për Shërbime; shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për aprovimin e Planit për gatishmëri dhe reagim ndaj koronavirusit dhe Planin e Veprimit; shqyrtimit të propozim-vendimit për rithemelimin e Komitetit Drejtues të Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti” dhe shqyrtimit të propozim-vendimit për pezullimin e vëndimmarrjes për asete nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit .

Reklama e sponzorizuar