Qeveria e Kosovës ende nuk ka një afat kohor se kur do të fillojë aplikimin e shtesave për fëmijë si dhe kthimet tatimore për familjet me fëmijë deri në moshën 16-vjeçare.
Ndonëse këtë e ka paraparë në programin qeverisës 2020-2023, ajo nuk ka treguar nëse ka bërë ndonjë llogari, as të përafërt, se sa do t’i kushtonte kjo buxhetit të vendit, shkruan sot KOHA.
Sipas tyre, fillimisht për t’u realizuar kjo pjesë e programit duhet që të hartohet baza ligjore, e pastaj të bëhen llogaritë dhe të fillojë së zbatuari. Ata janë ankuar se një pjesë e madhe e buxhetit të këtij viti shkon për projektet e vitit të kaluar dhe kanë thënë se Qeveria ka shumë pak mjete në dispozicion për realizimin e prioriteteve të saj.
Në programin e Qeverisë së Kosovës, 2020-2023, i cili është harmonizuar në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës disa javë pas formimit të Qeverisë, thuhet se për përmirësimin e gjendjes së familjeve me fëmijë, Qeveria do të aplikojë zbatimin e shtesave të fëmijëve dhe kthimet tatimore. Sipas këtij dokumenti, kjo do të bëhet bazuar në një ndarje të caktuar.