Ish kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi që qeveria mori vendim për heqjen e taksës për lëndën e para nga Serbia e nga Bosnja e Hercegovina.
Haradinaj nëpërmjet ‘Facebook’-ut, tha se me këtë largim të pjesëshëm të taksës, kjo qeveri nuk po përmbush kërkesa e miqëve ndërkombëtare, dhe se me një akt të tillë, qeveria e Albin Kurtit, ashtu siç kishte ardhur dhe po ikën, me turp.
“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj.