Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas reshjeve të fundit është rritur niveli i ujit në liqenet akumuluese të Badovcit dhe Batllavës.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në Batllavë është rritur për 90 centimetra, ndërsa në Badovc për 20 centimetra.
“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” thotë se në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale.