Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka paralajmëruar se ndalja e prodhimit nëpër fabrika mund ta rrezikojë komplet zingjirin e furnizimit në vendin tonë, përcjell Buletini Ekonomik.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si Qeveria e Kosovës nuk e ka ndaluar punën në sektorin privat, por që vetëm ka kërkuar që të riorganizohet për punën që mund të kryhet nga shtëpia apo në distancë.
Ndërkohë punëtorët e këtij sektori, kanë refuzuar që të dalin në vendet e tyre të punës, pra aty ku prodhohet, ka sqaruar Rukiqi.
Sipas tij puna e fabrikave, apo prodhimi nuk mund të kryhet nga shtëpia apo në shtëpi. /Buletini Ekonomik/