Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, tha se edhe Gjermania po përpiqet të parandalojë përhapjen e koronavirusit, i cili tani ka përfshirë shumicën e vendeve të botës.
Ai sot direkt përmes skype nga Berlini, bëri me dije se deri tash Gjermania po e menaxhon mirë krizën.
“Qeveria federale dhe 16 landet u kanë premtuar mbështetje bizneseve” tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.
Ai bëri me dije se tani nga diaspora nga Kosova ka shumë biznese atje.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, tha se ambasadat dhe konzullatat e Kosovës janë në gatishmëri.
“Ne i kemi tani qindra qytetar të Kosovës që u kanë skaduar viza dhe duan të kthehen në Kosovë, U kemi bërë apel se nuk do të penalizohen nga shteti gjerman për skadim viza. Të gjithë ata qytetarë që do të kthehen në Kosovë do të futen në karantinë në Kosovë për 14 ditë dhe nuk do të shkojnë në shtëpitë e tyre”, tha ai.