Serbia përfshihet nga koronavirusi, 7 raste të reja

Shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, duke rritur numrin e të infektuarve në 12, njoftoi Ministria e Shëndetësisë këtë mëngjes.

Nga raporti i fundit, nga ora 18:00 natës së mbrëmshme deri në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm, u testuan mostra të 13 personave, shtatë prej të cilëve ishin pozitivë dhe gjashtë negativë.

Sot, për në ora 11:00 është caktuar një takim i ri i krerëve të shtetit dhe epidemologëve në lidhje me masat e reja për parandalimin e zgjerimit të koronavirusit.

Reklama e sponzorizuar