Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke prirë me rastet e konfirmuara me koronavirus. Këtë e kanë paralajmëruar edhe shkencëtarët të cilët kanë thënë se një ditë SHBA-ja do të jetë vendi i cili do të goditet më së rëndi nga koronavirusi. Ky moment erdhi të enjten, transmeton KOHA.
Së paku 81.321 persona janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, duke përfshirë më shumë se 1 mijë të vdekur, më shumë raste nga se në Kinë, Itali apo secilin vend, bazuar në të dhënat e mbledhura nga New York Times.
Me 330 milionë banorë, SHBA është vendi i tretë me më së shumti popullsi në botë, e cila dëshmon se përhapja e koronavirusit mund të jetë më e shpejtë.
Presidenti Donald Trump ka dërguar mesazhe të përziera për shkallën e rrezikut dhe mënyrën se si të luftohet koronavirusi.