Shkon në mbi 3000 numri i viktimave të koronavirusit në SHBA

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 3 mijë persona, në bazë të të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Përpos të vdekurve, të dhënat e këtij universiteti tregojnë se në Shtetet e Bashkuara tashmë janë infektuar mbi 163 mijë persona, duke bërë që ky shtet të jetë i pari në botë sa i përket shifrës më të lartë të të prekurve.

Mjekja që është duke e udhëhequr luftën e qeverisë amerikane me virusin  eri, Deborah Birx, tha se në Shtetet e Bashkuara mund të shënohen 100 deri në 200 mijë viktima nga koronavirusi, nëse masat e shtetit zbatohen në mënyrë pothuajse të përkryer.

Reklama e sponzorizuar

Autoritetet në Virginia, Maryland dhe Distriktin e Kolumbisë i urdhëruan banorët e tyre të qëndrojnë në shtëpi si përpjekje për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të pandemisë.

Presidenti Donald Trump më parë njoftoi se masat për kufizimin e lirisë së lëvizjes do të vlejnë edhe përtej Pashkëve, ndonëse më parë kishte paralajmëruar se do ta kthente gjendjen normale në vend për shkak të ekonomisë.

Vendet më të prekura në botë nga koronavirusi janë Italia, Spanja, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Irani, shkruan “Anadolu”.