Shtyhet deri më 30 prill afati për dorëzimin e raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka njoftuar se ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore deri më datën 30 prill 2020.

Në vazhdën e vendimeve të kësaj ministrie për të krijuar sado pak lehtësime për qytetarët, dhe për bizneset që mund të jenë afektuar negativisht nga situata e pandemisë COVID-19, kjo ministri ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi, siç sqarohet në vendimin e bashkëngjitur.

Megjithatë, Ministria e Financave me këtë rast ka inkurajuar të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar