Shtyhet deri më 30 qershor afati për raportim financiar për OJQ-të

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka njoftuar se është shtyrë deri më 30 qershor afati për dorëzimin e raporteve për raportim financiar dhe të veprimtarisë për OJQ-të me status për përfitim publik.

Vendimi është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së ministrit, Xhelal Sveçla.

“Ky vendim është marrë duke u bazuar në nenet 10 dhe 11 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, nenit 8 të Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe duke u bazuar në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë nr. 01/09”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar