Ti nuk e pëlqen punën që bën, ti nuk po ndjek ëndërrt e tua si një lider, ti nuk kalon shumë kohë me fëmijët e tu, dhe ti je shumë i stresuar për paratë.
Kjo është një ndërhyrje! Po iu them se kam gjetur zgjidhjen për çdo problem financiar dhe sfidë që jeta na ofron. Zgjidhja mban emrin Pete Adeney, ose siç e njohin ndryshe Mr. Money Mustache (MMM), (Z. Pasanik me Mustaqe), dhe ai ka blogun më të mirë në internet për paratë në internet.
MMM është një nga burrat që mësoi të vija në lëvizje startup-in tim. Ai ka rreth dy milionë lexues, dhe kur ata ndjekin leksionet e tij për rreth dy vjet, ata arrijnë një “liri” financiare dhe mund të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre – pa pasur stresin e rrogës. Për shembull:
1. Të largohen nga puna dhe të nisin një kompani të tyren
2. Të largohen nga puna dhe të udhëtojnë për muaj me rradhë
3. Të largohen nga puna, të bëjnë pushim, dhe të kalojnë kohë pranë familjes
4. Të largohen nga puna, të bëjnë pushim, dhe të fokusohen te pasionet e tyre
5. Të largohen nga puna dhe të gjejnë një punë që e pëlqejnë pavarësisht nga rroga
6. Të mos largohen nga puna sepse ata e duan punën që bëjnë por të mos mos stresohen më për paratë
E di për çfarë po iu flasë sepse pikën 1 dhe 2 unë i arrita para 5 vitesh, dhe MMM arriti pikat 3 dhe 4 para 10 vitesh në moshën 30 vjeçare me një rrogë mesatare pa ndonjë të papritur financiare. Dhe ai nuk jeton poshtë urës; ai ka një shtëpi të mahnitshme në një lagje shumë të bukur. Dhe të gjitha këto i ka arritur vet pa strese të tepërta.
Liria financiare brenda një periudhe 10 vjeçare kërkon tre vendime:
Vendimi #1 : Ndryshimet e vogla në zakonet e tuat të shpenzimit të parave nuk do të ndikojnë absolutisht në lumturinë tënde të përditshme, por paratë që kurseni do të thyejnë prangat e skllavërisë nga rroga, dhe kjo do të ketë një ndikim pozitiv në lumturinë tuaj. MMM thotë se ti je i ulët, minimalist, apo i ekzagjeruar. Ka të bëjë më shumë me përdorimin e logjikës dhe shkencën për të dizenjuar një jetesë mesatare në mënyrë që të jetoni më të lumtur.”
Vendimi #2 : “Lumturia rrjedh nga shumë burime, por asnjë nga këto burime nuk përfshin makina apo çanta të reja.” Po, Mik i Dashur, makinat e reja Europiane të sjellin lumturi. Por 1.800 dollarë mesatarisht për qeranë do të të kushtojë 273,682 dollarë për 10 vitet në vazhdim. Kjo do të të afrojë më shumë me lirinë financiare, e cila do të bëjë akoma më të lumtur. Hiq dorë nga qeraja për makinat luksoze dhe kënaqu me një Camrys të përdorur super të fortë për vetëm 20.000 dollarë.
Vendimi #3 : Kupto se ti e kontrollon jetën tënde dhe ti e zgjedh “aventurën tënde”. Ti e zgjedh vetë ku do të jetosh, ku ti edukosh fëmijët, ku të bësh pazar, dhe sa para të shpenzosh.
Në fakt, jeta është një lojë e madhe ku ti duhet “të zgjedhësh aventurën tënde” ku zëri jot i brendshëm do të jetë komentatori. Kur ishim fëmijë, zëri jonë i brendshëm asnjëherë nuk na çonte në drejtimin e gabuar. “Unë dua të dalë jashtë e të luaj.” “Mua më pëlqen shkenca.” “Një ditë unë do të bëhem austronaut.”
Por tani që jemi më të rritur, zëri jonë i brendshëm thotë, “Sot, më duhet të punojë deri vonë.” “Duhet të shmang trafikun.” “Një ditë unë do të dalë në pension.” Si manipulohet zëri jonë i brendshëm? Përmes zërave të jashtëm.
Edhe pse delikat, por akoma më të fortë, zërat e jashtëm – shitësit, mamatë, apo miqtë – janë gjithmonë të vazhdueshëm saqë duket sikur ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse t’i dëgjojmë. “Nëse nuk punoj mjaftueshëm, unë do të humbas punën dhe në do të humbasim shtëpinë tonë të bukur, makinën tonë të shtrenjtë dhe pushimet e përvitshme në resorte.”
Këtu qëndron problemi: Ti e ke në dorë zgjidhjen për këtë çështje. Ti mund ti bllokosh këta zëra të jashtëm, të dëgjosh folësin tënd të brendshëm, dhe si përfundim të zgjedhësh vetë aventurën tënde. (Business Magazine)