Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka thënë se kryeministri Kurti ia ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar për sot.
“Ai vetë e ka konfirmuar takimin të premten, madje edhe orën e ka kërkuar për në orën 13:00. Refuzimi i tij është vendim i tij, jo i imi. Unë do ta takoj kur mendon se është e neovjshme”, tha Thaçi.
Ai shtoi se as Kosova e qytetarët e vendit, e as partnerët ndërkombëtarë, nuk kanë kohë për të humbur për shkak të “hujeve apo tekeve të asnjërit nga ne”.